Studentja e universitetit elitar amerikan gjendet e vdekur në kampus, e vetëvrarë me mbidozë anti-depresivësh e qetësuesish, thotë gjykata (fotot)

28/12/2022 21:44

Një studente 20-vjecare e universitetit të njohur amerikan Princeton u gjet e vdekur brenda kampusit universitar, me një mbidozë fatale anti-depresivësh dhe anti-alergjikësh.

Mjekësia ligjore vendosi se vdekja e Misrach Ewunetie kishte ardhur si pasojë e vetëvrasjes.

Ewunetie nga Ohio, e cila studionte në vitin e parë për sociologji, u gjet e vdekur në fushat e tenisit të universitetit më 20 tetor pasi ishte shpallur e humbur një javë më parë.

Zyra e mjekësisë ligjore të Middlesex përcaktoi se e reja kishte vdekur nga mbidoza e qetësuesve  ‘bupropion, escitalopram dhe hidroksizinë.’

Bupropion e escitalopram janë anti-depresivë të fortë psikotikë, ndërsa hidroksizinë është një anti-alergjike që jepet nga mjekët për trajtimin e çrregullimit të ankthit.

Por megjithëse vdekja e saj u cilësua si një vetëvrasje, studentë të tjerë të Princeton tremben se mund të ketë një vrasës mes tyre, pas disa incidenteve të pashpjeguara në konviktin e stabilimentit arsimor të luksit, si letra kërcënuese dhe dëmtime nëpër dyert e dhomave në kohën e zhdukjes së Ewunetie.

Zyrtarët thanë se kampusi në Princeton është i sigurtë, por studentja e vitit të dytë Mikayla Merin raportoi letrën kërcënuese që gjeti në derë.

Merin tha për të përditshmen New York Times se incidenti e tronditi aq shumë sa mori leje një muaj dhe u kthye në konvikt vetëm pasi kishte vendosur kamera dhe pajisje sigurie në dhomën e saj .

Fakti që trupi i Ewunetie u gjet në një vendndodhje të veçuar në kampus dhe ngjarjet e tjera frikësuese në konvikt kanë lënë një atmosferë frike në stabiliment.

Zhdukja e Ewunetie shkaktoi një kërkim disa ditor personi me mjete të shumta nga policia deri në gjetjen e trupit të së ndjerës. Familja e saj ka thënë se kërkon përgjegjësi nga universiteti për mungesën e kujdesit psikologjik e fizik të studentëve.

FOTO GALERI
1/5
Mjekësia ligjore vendosi se vdekja e Misrach Ewunetie kishte ardhur si pasojë e vetëvrasjes.

Top Channel