Spanja ofron 10 miliardë euro në ndihmë të Ukrainës

28/12/2022 11:21

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka njoftuar 10 miliardë euro të tjera në mbështetje për të adresuar rritjen e çmimeve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Qeveria do të mbrojë klasën e mesme dhe punëtorët mes rritjes së kostos së jetesës, energjisë dhe ushqimit, tha ai.

Propozimet përfshijnë shkurtime të TVSH-së dhe një pagesë prej 200 € për miliona familje me më pak se 27,000 € në vit.

Është grupi i tretë i masave të ndihmës nga Spanja dhe sjell mbështetjen totale në 45 miliardë euro.

Spanja ka arritur të ulë inflacionin në muajt e fundit në 6.8%, norma më e ulët vjetore në Bashkimin Evropian dhe shifra më e ulët që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022. Por inflacioni i çmimeve të ushqimeve është shumë më i lartë.

E quajtur si një paketë “anti-krizë” për të zbutur rritjen e çmimeve dhe për të nxitur rritjen në vitin e ardhshëm, planet e fundit zgjasin edhe për gjashtë muaj të tjerë shkurtime të taksave për gazin dhe energjinë elektrike të sjellë nga qeveria e majtë.

Transporti publik gjithashtu do të vazhdojë të subvencionohet por një zbritje prej 20 cent për litër karburant për konsumatorët do të kufizohet në disa sektorë pune.

Sánchez u zotua gjithashtu të heqë taksën e shitjeve për gjashtë muaj për artikujt ushqimorë thelbësorë si buka, qumështi, djathi, vezët, frutat dhe perimet, dhe të ulë taksat për makaronat dhe vajin e gatimit, nga 10% në 5%. Ndalimi i ndërprerjes së gazit dhe energjisë elektrike për familjet do të zgjasë deri në fund të vitit 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA