Situata në veri të Kosovës, ministrja Xhaçka: Barrikadat s’janë mjet proteste paqësore

28/12/2022 19:07

Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore, thekson ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në një tjetër reagim të publikuar në rrjetet sociale për situatën në veri të Kosovës.

“Na vjen keq, nuk jemi dakord! Barrikadat nuk janë mjet proteste paqësore! Nëse do të ishte kështu, atëherë do të duhej të rishikoheshin shumë nocione themelore të qytetërimit tonë për bashkëjetesën paqësore mes njerëzve, komuniteteve, partive, kombeve. Me pasoja dramatike. Nuk është një ide e mirë, fare”, shkruan Xhaçka në rrjetin social “Twitter”.

Më 27 dhjetor, në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja. Gjithashtu një barrikadë u ngritë edhe në anën serbe të kufirit në Merdare.

Serbët lokalë që 19 ditë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale në veri që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA