Shpërthen mina pranë një fshati në Kharkiv, plagoset shtatë vjeçari

28/12/2022 16:26

Një shtatë vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një mine në fshatin verilindor të Kharkivit.

Si pasojë e shpërthimit u plagos edhe një 47-vjeçar, i cili së bashku me të miturin u dërgua me urgjencë në spital.

Guvernatori rajonal Oleh Syniehubov deklaroi se tashmë të plagosurit janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa bëri thirrje për të pasur më shumë kujdes.

“Të dy morën lëndime nga shpërthimi dhe u shtruan në spital. Tashmë mjekët po u japin të gjithë ndihmën e nevojshme. Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm. Mos vizitoni pyjet, rripat pyjore, mos shkoni në anë të rrugëve, etj. Mund të jetë kërcënuese për jetën. Në asnjë rast mos prekni objekte të dyshimta dhe të pakuptueshme”, tha ai.

Shpërthimi ndodhi pranë qytetit Chuhuiv në rajonin e Kharkiv në një zonë pyjore.

Sky News shkruan se mendohet që 30% e territorit të Ukrainës është minuar si rezultat i pushtimit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA