Numri i viktimave në Buffalo të Nju Jorkut është rritur në 28, me mijëra ende pa energji elektrike në mes të një stuhie monstër  dimërore që ka goditur Amerikën e Veriut.

Në të gjithë SHBA, të paktën 62 persona kanë humbur jetën deri më tani për shkak të motit të keq.

Stuhia e dimrit ka detyruar gjithashtu anulimin e mijëra fluturimeve , duke përfshirë rreth 4,800 vetëm mëngjesin e së martës. Mijëra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në aeroportet në të gjithë vendin.

Tashmë kushtet pritet të përmirësohen, me reshje shumë të pakta bore të martën, por nga ana tjetër autoritetet paralajmëruan se temperaturat më të larta mund të çojnë në probleme shtesë, duke përfshirë përmbytjet me shkrirjen e borës.

Të hënën, presidenti amerikan Joe Biden miratoi një deklaratë emergjente që lejon mbështetjen federale për të gjithë të prekurit.

Zyrtarët në Nju Jork kanë thënë se personeli i urgjencës u detyrua të shkonte nga makina në makinë për të kërkuar të mbijetuarit e stuhisë, ndonjëherë duke gjetur trupatë pajetë në makina dhe pirgje dëbore.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA