Mekaniku baba i dy fëmijëve, ekzekutohet nga klienti për faturën $500 të riparimit (fotot)

28/12/2022 16:18

Një mekanik 29 vjeçar, baba i dy vajzave të vogla në SHBA është ndjekur dhe ekzekutuar me armë nga një klient dhe miqtë e tij, i cili refuzonte të paguante faturën e riparimeve të makinës.

Luis Manuel Casillas u ekzekutua brutalisht me armë pasi i dorëzoi klientit faturën prej 500 dollarë riparime, që punoi në makinën e tij.

Mekaniku Casillas, u ndoq me armë dhe u detyrua të gjunjëzohej, para se të qëllohej për vdekje për Krishtlindje, javën e kaluar në Houston, Texas, SHBA.

Pas një debati me klientin në servisin e Luis, ky i fundit raportohet se kishte pranuar të anulonte detyrimin por u ndoq gjithsesi nga grupi i burrave që rrjedhimisht e vrarë.

Dëshmitarët tregonin se 29-vjeçari kishte vrapuar për jetën e tij, deri sa grupi i burrave e arritën dhe morën hakmarrjen e tyre.

“Kam familje, merrni çfarë të doni,” ishte lutur Luis.

Sandy Casillas, motra e Luis tha për mediat: “Ata e qëlluan në kokë, nga afër. E kishin detyruar të ulej në gjunjë dhe e qëlluan në kokë”.

Policia ende nuk ka identifikuar autorët dhe nuk ka bërë arrestim, ndërsa motra e viktimës Sandy është zotuar të kërkojë drejtësi.

“Qofsha e mallkuar nëse e lë këtë çështje të ftohet, vëllai im do të ketë drejtësi. Nuk mund t’ia bësh këtë një njeriu, as kafshëve. Si ia bërë këtë vëllait tim”.

FOTO GALERI
1/5
Viktima me familjen

Top Channel