Juristja Xheni Agolli është emëruar në krye të Kadastrës së Durrësit
Që nga dita e sotme Agolli do të drejtojë një nga agjencitë më të ngarkuara dhe problematike të Kadastrës në vend.
Ndërkohë është mësuar dhe arsyeja e dorëheqjes së Risena Xhajës nga drejtimi i Kadastrës së Durrësit.
Mbingarkesa në këtë post dhe fluksi i madh i punës në Kadastrën e Durrësit përgjatë një viti, sipas saj, e kanë cenuar detyrën e saj si nëndrejtoreshë i përgjithshëm dhe drejtoreshë e Drejtorisë së Apelimit dhe bashkëqeverisjes në ASHK.
Në dorëheqjen e saj, Xhaja ka renditur dhe problematikat me të cilat është përballur ASHK në Durrës që nga viti 2019 e në vazhdim, periudhë kur kadastra dhe hipoteka u bashkuan në një agjenci të vetme.
Top Channel