Inside Story/ Skema e aplikuar nga Bordi për çmimin e karburanteve, si u vodhën qytetarët me 5 lekë për çdo litër

28/12/2022 22:03

Tani, le të përllogarisim me detaje sipas skemës së vetë bordit për të zbuluar se si shqiptarët janë vjedhur.

Në 11 gusht 2022, kursi i këmbimit të dollarit ishte 114.11 lekë. Pra, 1 ton naftë i blerë 900 dollarë konvertohet në 102.699 lekë. Nëse i shtojmë vlerën premio 66 dollarë, konvertuar ne lekë totali i 1 toni naftë shkon 110.223 lekë. Bazuar gjithmonë në skemën zyrtare që zbuluam, 1 litër naftë ka kosto blerje për kompanitë 93.7 lekë. Nëse shtojmë të gjithë regjimin e taksave që llogariten në skemë prej 108 lekësh ku përfshihen skanimi dhe markimi, kosto finale e një litër nafte shkon 201 lekë. Nëse i shtojmë vlerën e fitimit të parashikuar 15 lekë në total për shumicën dhe pakicën, në final çmimi që duhet të dilte është 216 lekë!!!

Pra, bordi i naftës na ka vjedhur me plot 5 lekë për litër duke favorizuar bizneset. E gjithë përllogaritja që ne bëmë hapa pas hapi bazohet në skemën zyrtare të bordit. Tani, ose anëtarët e bordit duhet të mbajnë përgjegjësi, ose shteti duhet të reagojë për këtë vjedhje të pastër që ne vërtetuam!

Ajo që bën përshtypje është fakti se bordi thelloi vjedhjen edhe përmes vendimit të 17 Gushtit duke e rritur çmimin me 6 lekë të tjera, pavarësisht se në bursë kishim ulje të çmimit.

Nga analiza që u kemi bërë vendimeve të bordit, bie në sy që kanë luajtur me dy standarde. Në vendimin që zbërthyem më sipër, por edhe në vendime të tjera rezulton se në njoftimin zyrtar nuk zbulohet çmimi në bursë, çmimi premio dhe as kursi i këmbimit i marrë referencë. Përllogaritja e vjedhjes zbulon se çmimi mbahet i fshehtë për të mos zbuluar abuzimet.

Ndryshe ka ndodhur në disa prej vendimeve të fundit kur bordi ka vendosur uljen e çmimeve dhe aty listohen të gjitha të dhënat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA