“Marrëveshja kartel e asgjëson mënyrën se si tregu e vetërregullon veten. Me ngritjen e bordit ne zyrtarizuam kartelet. Bordi thotë që nafta do të jetë në këtë çmim nuk e lë tregun që të operojë që të arrijë një ekuilibër çmimi që të jetë në porpocion të vërtetë me fuqinë blerëse”, shprehet eksperti i ekonomisë, Panajot Soko për Inside Story.

“Tipologjia dhe fenomeni i bordit të transparencës sigurisht që mbart të njëjtat tipare të atyre të karteleve. Unë mendoj që sot bordi i transparencës është një strukturë zhvatje që garanton çmimin e naftës që të qëndrojë në nivelet që parashikon që të mbush arkën shteti ynë shqiptar. Kështu që ne jemi në një konflikt të pastër interesi. Shteti shqiptar në mënyrë që të sigurojë të ardhurat e parashikuara do të duhet që me bordin e transparencës”, u shpreh Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Bordi i transparencës deri më sot, ka dhënë provat se në fakt ka funksionuar si bord mostransparence. Mbledhja e parë është bërë me praninë e kamerave dhe gjithë mbledhjet e tjera nuk janë transparente. Inside Story ka bërë kërkesë zyrtare për të ndjekur një nga mbledhjet e bordit por deri më sot nuk ka marrë një përgjigje.

Kjo që jeni duke parë është kërkesa e dërguar Ministrisë së Financave dhe ekonomisë në rrugë elektronike dhe postë. Që pas kësaj kërkesë bordi ka njoftuar se është mbledhur disa herë por stafi ynë nuk ka mundur që të ndjekë asnjë mbledhje të këtij bordi.

“Nuk kemi patur transparencë sa i përket bordit të transparencës. Mbledhjet nuk kanë qenë periodike ashtu siç është përcaktuar edhe në aktin normative 7 dhe 8”, u shpreh Valmira Hoxha nga shoqëria civile.

Duke qenë se askush nuk ka treguar se ku zhvillohen mbledhjet, ne vendosëm që të instalojmë një kamera para dyerve të dy ministrive që janë përgjegjëse për këtë bord. Në këtë mënyrë kemi vëzhguar hyrjet dhe daljet në institucion edhe përgjatë ditëve kur janë njoftuar vendime përkatëse të bordit. Por edhe pse kanë kaluar orë të tëra në asnjë moment nuk u pa që të hynin në këto institucione të gjithë anëtarët e bordit së bashku.

Çdo qytetar ka të drejtën që të jetë i informuar se ku realizohen këto mbledhje dhe se si realizohen. Por ky informacion është sekret si për ne që jemi përfaqësues të medias ashtu edhe për publikun e gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA