Prej muajsh flitet për bordin. Por, anëtarët e kësaj strukture që vendosin për të gjithë shqiptarët kanë emra konkretë për të cilët nuk flitet.

“Transparenca e tij mbeti vetëm në emër. Ne kemi një nga institucionet pothuajse më të mbyllura dhe më enigamtike në republikën e Shqipërisë ku asnjë proces administrativ apo vendimmarrje e këtij bordi nuk është publike për qytetarët dhe mbete ende dhe sot e tillë. Ndërkohë që ky institucion nuk fitoi besimin e qytetarëve askush në republikën e Shqipërisë nuk beson se bordi merr vendimet në interes të qytetarëve”, u shpreh Migen Qiraxhi, Qëndresa Qytetare.

“Inside Story” për herë të parë do të bëjë publike listën e plotë të emrave që formojnë bordin e transparencës që përbëhet nga 12 anëtarë. 7 prej të cilëve vijnë nga radhët e institucioneve shtetërore dhe 5 janë përfaqësues të shoqërive hidrokarbure.

Konkretisht: Ministrja e Financave dhe ekonomisë, Dalina Ibrahimaj është në cilësinë e kryetarit të bordit. Anëtarë të tjetër janë ministrja përgjegjëse për hidrokarburet, Belinda Balluku, drejtori i përgjithshëm i tatimeve Ceno Klosi, drejtori i përgjithshëm i doganave Gent Gazheli.

Gjithashtu në nivel të lartë drejtuesish nga këto dy ministri janë Niko Lera nga financat dhe Enea Karakçi dhe Ilia Gjermani nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Ndërsa nga shoqëritë e hidrokarbureve janë tre përfaqësues nga shoqëritë e tregtimit me shumicë dhe dy nga ato të tregtimit me pakicë. Përkatësisht janë : Sezar Beqaj, Artur Llogoni, Agron Bulku, Gerian Kuqi dhe Saimir Krasniqi.

Ky përfaqësim nuk është i denjë për të bërë transparencë sepse shoqërohet me konflikt të pastër interesi. Gjithë periudha pas nisjes së luftës në Ukrainë ka treguar se jemi para vendosjes së çmimeve kartel pa i lënë mundësi tregut që të vetë rregullohet. Në vendin tonë me ligj luftohen kartelet, por në situata të tilla shteti jep shembullin se si i favorizon ato. Ata që e vuajnë, janë konsumatorët shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA