Garda Kombëtare ndihmon për pastrimin e borës së stuhisë ‘monstër’ në SHBA (fotot)

28/12/2022 20:49

Mjetet e rënda të Gardës Kombëtare ishin angazhuar sot në pastrimin e dëborës dhe lirimin e rrugëve në Buffalo, në veriperëndim të SHBA, pas stuhisë së përbindshme që vrau dhjetra njerëz në fundjavën e Krishtlindejve.

Angazhimi i ushtrisë vjen pas alarmit të qytetarëve dhe zyrtarëve për motin vrasës që nuk ishte parë prej shumë dekadash në rajon.

“Stuhia ishte e tmerrshme, me erë që ulërinte dhe dëborë që mbulonte gjithçka brenda pak minutash”, thotë rezidenti i Buffalo, Paul Fizpatrick.

“Bashkia ka ende në fuqi ndalimin e përdorimit të makinës por njerëzit kanë nevojë të lëvizin edhe pse shumë automjete janë të bllokuara”.

“Dola pak përgjatë lumit dhe pashë një supermarket qe ishte hapur në Tonavanda, ata kanë vështirësi për furnizime por kishte bukë, qumësht e vezë. Ishte bukur të shihje që njerëzit bënin pazat dhe nuk përlesheshin me njëri-tjetrin për artikujt”, shtoi ai.

Ndërkohë në të gjithë SHBA 62 njerëz besohet se kanë humbur jetën dhe mijëra mbeten ende pa energji elektrike.

Kryebashkiaku i Buffalo tha se kishte njëfarë përmirësimi që lejonte pastrimin e dëborës dhe vijimin e punës për rivendojsen e energjisë elektrike.

FOTO GALERI
1/6
Mjetet e rënda të Gardës Kombëtare ishin angazhuar sot në pastrimin e dëborës dhe lirimin e rrugëve në Buffalo

Top Channel