Fitore pas 24 vitesh në “Old Trafford”, United zbavitet ndaj Forest

28/12/2022 09:14

Manchester United zhvilloi një ndeshje shumë të mirë përballë Nottingham Forest, ekip të cilin e mposhti 3-0 duke rigjetur fitoren përballë ekipit historik anglez në “Old Trafford” pas plot 24 vitesh.

“Djajtë e Kuq” e zgjidhën shpejt këtë ndeshje. Tyrell Malacia u ndal nga shtylla, por Marcus Rashford kaloi United në avantazh (19’) pas një skeme shumë të bukur nga këndorja, ndërkohë që tetë minuta më vonë pati festë edhe për Anthony Martial.

Nottingham gjeti rrjetën në minutën e 41’, por VAR-i anuloi golin e mbrojtësit Willy Boly. Vendasit vazhduan të sulmonin edhe në fraksionin e dytë të takimit, krijuan disa mundësi të mira me anë të Antony
Goli i tretë erdhi nga një zëvendësues tri minuta përpara fundit me dy brazilianë protagonistë. Asist i Casemiros dhe finalizim i Fred, i cili vulosi suksesin me “tris” të United, që renditet përkohësisht vetëm një pikë larg zonës Champions (një ndeshje më pak se Tottenham)./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA