Teksa më shumë njerëz kërkojnë të shikojnë natyrën e egër e gjithashtu më shumë po kërkojnë ndihmë shpëtimi nga autoritetet, ekspertët në Britani këshillojnë të mos mbështeten në të dhënat nga celularët e tyre por të përdorin harta e busullat e tyre.
Ekskursionistët e kodrave e maleve në Britani duhet të mësojnë të përdorin hartat e busullën tradicionale dhe jo atë në celularët e tyre, thonë shërbimet vendase të shpëtimit pas rritjes së ndjeshme të thirrjeve për persona të humbur dhe të problemeve shëndetësore gjatë ekskursioneve.
Ato thonë se ditën e Krishtlindjeve një shëtitës u ndje keq dhe më vonë vdiq nga ataku kardiak, teksa ecte në rezervatin natyror Buckstones Jump, në veriperëndim të Anglisë.
Autoritetet thonë se zona ka pasur 606 thirrje emergjence në vitin 2022, një shifër që ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit.
Grupi i shërbimeve turistike të zonës thotë se një e katërta e telefonatave të ndihmës vinte si rezultat i “gabimeve të evitueshme”, prej humbjes së rrugës së njerëzve ose vonesave të tyre prej mungesës së informimit apo aftësive të duhura të orientimit.
Zyrtari Richard Ëarren, tha se celularët ishin një burim i mirë ndihme për ekskursionistët dhe alpinistët, por shpesh mungesa e sinjalit apo shkarkimi i baterisë në mot të ftohtë, krijonte probleme nëse njerëzit mbështeteshin vetëm te to.
“Ne po përpiqemi që njerëzit të mos mbështeten vetëm te celularët e tyre por të pësojnë të përdorim hartën e busullën”.
Paul Donovan, i grupit të monitorimit turistik AdventureSmart UK, tha se megjithëse ishte “fantastike” që më shumë njerëz vijnë në kontakt me natyrën, numri incidenteve ishte në rritje. “Nëse ata mbështeten vetëm te aparati tyre ka asnjë mjet dytësor, ka shumë shanse për të ndodhur diçka”.
Ai shtonte se hartat dixhitale nuk kanë asnjë problem por duhet mbajtur një bateri shtesë dhe gjithashtu të dihet të përdoret harta dhe busulla.
Para se të nisen ai thotë se i pyet ekskursionistët: “A i keni mjetet e duhura? Jeni informuar çfarë moti do të jetë? A njeheni të sigurtë se keni njohuritë dhe aftësitë që ju nevojiten gjatë ditës?”//TheGuardian//
Top Channel