Programi investigativ Inside Story, duke nisur nga sot do të transmetohet të mërkurave në orën 21:00 në ekranin e Top Channel.
Në dokumentarin përmbyllës të vitit 2022, vjen një investigim për Bordin e Transparencës, strukturën e ngritur për kontrollin e çmimeve të karburanteve.
I ashtuquajturi Bordi i Transparencës, u ngrit nga qeveria për të shmangur abuzimet, por sot është shndërruar në një strukturë që ligjëron çmimet kartel të vendosura sipas interesave të biznesit.
Për herë të parë, Inside Story zbulon dokumente ekskluzive që zbulojnë formulën se si përcaktohet çmimi dhe abuzimet që janë bërë me përllogaritjet.
Loja me çmimin ditor dhe fatura që nxjerrin në dritë të vërtetat me kostot reale.
Pse Bordi nuk lejon praninë e mediave, fiktiviteti i mbledhjeve që zhvillojnë dhe skema që po favorizon kontrabandën …
Top Channel