Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë është mbyllur përkohësisht pas një alarmi për bombë.
Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt, ndërsa ekipet janë në terren.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në Aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”, thuhet në njoftim.
Edhe zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara ka konfirmuar se janë përballur me një kërcënim me bombë.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.
Top Channel