Ndërsa Inteligjenca Artificiale (AI) ka arritur të depërtojë në mënyrë delikate në jetën tonë të përditshme, hulumtimet kanë treguar se shumë njerëz janë të shqetësuar për implikimet e saj në privatësi, humbjet e vendeve të punës dhe lidhjet njerëzore.
Studiuesit argumentojnë se algoritmet e drejtuar nga AI që përdoren për të dhënë rekomandime në mediat sociale dhe dezinformimi me qëllim të keq shihen si shqetësim.
Dhënia e mundësisë që njerëzit të bashkëveprojnë me robotë mund të ndihmojë në përmirësojë imazhit të AI. Kështu Inteligjenca Artificiale ka krijuar tre robotë motra që shihen si çelësi për të fituar një publik skeptik.
Sophia, Grace dhe Desdemona janë robotë, secila e programuar me Inteligjencë Artificiale (AI) të sofistikuar. Më e madhja, Sophia u aktivizua për herë të parë në vitin 2016 dhe fitoi vëmendje të gjerë, kryesisht për pamjen e saj. Ndërsa shumica e Inteligjencës Artificiale funksionon në mënyrë diskrete, pra e padukshme, Sophia është krijuar për t’u dukur si një grua e re dhe ka fituar statusin e famshëm si fytyra e AI.
Në vitin 2017, Sophia u emërua Kampionja e parë e Inovacionit nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, e para jo-njerëzore që iu dha një titull i OKB-së. Në të njëjtin vit asaj iu dha shtetësia nga Arabia Saudite.
Që atëherë, asaj i janë bashkuar dy motra, të treja të projektuara nga David Hanson, themeluesi i Hanson Robotics. Megjithatë, “truri” i tyre i AI u projektua nga Ben Goertzel, ish-shkencëtari kryesor në kompani, dhe tani CEO i kompanisë SingularityNET të AI.
“Fytyra është një nga mënyrat kryesore se si njerëzit shprehin emocionet dhe lidhen me njëri-tjetrin. Nëse keni një AI që mund ta shikoni në sy dhe ju buzëqesh, kjo na jep një ndjenjë subjektive lidhjeje”, tha Goertzel për CNN.
Grace
Goertzel dhe ekipi i tij kanë përdorur robotin Grace për të provuar mbështetjen e të moshuarëve në fazat e hershme të sëmundjeve të trurit, siç është çmenduria.
Goertzel thotë se nëpërmjet këtyre robotëve ata kanë parë një efekt të thellë dhe ngritës humori te disa njerëz shumë të vetmuar pasi roboti nuk mërzitet kurrë me ta dhe u jep vëmendje.
Desdemona
Motra tjetër e Sophias, Desdemona, demonstron një aplikim shumë të ndryshëm për këtë lloj teknologjie. Ajo është anëtare e grupit eksperimental të Goertzel, ‘Jam Galaxy’. Goertzel luan tastierën, ndërsa roboti improvizon poezi me fjalë në përgjigje të referencave muzikore dhe kulturore që Goertzel ushqen në programet e saj.
Goertzel parashtron se robotët mund të përdoren gjithashtu për arsim dhe në industrinë e shërbimeve.
Top Channel