A i keni vënë re ato pemët e vogla që çelin lule të imëta ngjyrë rozë, të bardhë ose të kuqe? Shpejt lulet i lënë vendin disa mini mollëve të vogla mjaft të këndshme.
Kjo pemë njihet sipas termit botanik malus crabus, ndërsa në gjuhën popullore quhen mollë të egra. Shpeshherë këto mollë kanë një shije të thartë, të fortë, por jo rrallë edhe të ëmbël.
Mollët e egra janë shumë të mira për t’u bërë rezistencë disa sëmundjeve. Shumë fermerë profesionistë zgjedhin të rrisin mollët normale pranë mollëve të egra në fermat e tyre në mënyrë që të përmirësojnë prodhimtarinë e tyre.
Në shumicën e rasteve, pema e mollëve të egra i ngjan shumë pemës së mollës së kultivuar për përdorim dhe ndryshimi i vetëm qëndron tek përmasa dhe shija e frutit.
Lëngu i mollës së egër ka athtësi të fortë, por me këtë frut që vështirë të konsumohet i pagatuar mund të prodhohet një reçel shumë i shijshëm dhe shumë unik.
Lëngu i mollës së egër është një nga lëngjet më të mira të mollës dhe është i këshillueshëm për njerëzit që preferojnë lëngjet me aciditet dhe pa sheqer.
Mollët e egra gjenden shpesh në tezgat e tregut të fshatarëve dhe çmimi i tyre është krejt i lirë, por vlerat që merrni janë krejt cilësore dhe natyrale.
Kjo pasi këto pemë nuk spërkaten me asnjë lloj pesticidi apo kimikate, pasi askush nuk kujdeset për to përveç forcës së natyrës.
Vitaminë A, Vitaminë B1, Thiaminë, Vitaminë B2, Riboflavinë, Vitamin B3, Niacinë, Vitaminë C, Proteina, Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Kalium, Bakër, Mangan, Acidet yndyrore Omega 3, Acidet yndyrore Omega 6, Yndyrna natyrale, Karbohidrate, Kalori.
Parandaloni dëmtimet e qelizave
Përmirësoni shëndetin e mishrave të dhëmbëve
Përmirësoni sistemin imunitar
Mbroheni nga radikalet e lira
Parandaloni plakjen
Ulni rrezikun nga disa tumore
Përmirësoni përthithjen e hekurit
Përmirësoni shëndetin e mushkërive
Parandalon rishfaqjen e infeksioneve
Përmirësoni funksionet e nervave
Përmirësoni funksionet e muskujve
Ulni shanset për shfaqjen e problemeve me zemrën dhe tensionit të lartë të gjakut.
Top Channel