Një litër vaji ulliri cilësor fermerët po e shesin 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit dhe lulediellit.
“Përpara e shisja me 6 mijë lekë litrin e vajit, tani po e shes me 3 mijë lekë. Më shumë fitojnë argatët se unë”.
Fermerët e ullirit prej dy vitesh janë ndeshur me super prodhimin e vajit të ullirit, por as cilësia dhe sasia nuk e gëzoi bujkun shqiptar, në vend të tregu vaji i ullirit po qëndron në magazinat e fermerëve me shpresën se një ditë blerësi do tu vijë të trokasi në derë.
“4 mijë lekë është vaji i kikirikut, 4 mijë lekë është vaji i ullirit. Unë do të paguaj punëtorët. S’po shitet vaji ullirt e kemi në shtëpi”, u shpreh fermeri.
Ndërkohë që Europa po përballet me krizën e vajit të ullirit, Ministria e Bujqësisë në Shqipëri nuk mundësoi eksportin e vajit të ullirit në shtetet e BE-së apo edhe të rajonit.
Vaji i ullirit i fermerëve nuk promovohet as në tregun vendas, raftet e supermarketeve janë të mbushura me vaji misri Italian që kushton shumë më lirë se vaji i shëndetshëm i ullirit vendas.
Fermerët të cilët merren me tregtimin e vajit të ullirit shprehen:
“Të vijë Ministria e Bujqësisë të shikojë kur në Greqi po shitet 5 euro litri, këtu tek ne nuk po shitet as 4 mijë lekë litri. Është skandal”.
“Çështja e çmimeve është problem në te gjithë Shqipërinë, plehra në krahasim me naftën që ankohen të gjithë janë tre fishuar, 1 kuintal ure sivjet ka qenë 130 mijë lekë të vjetra, kur para dy vitesh ka qenë 38-45 mijë lekë të vjetra”.
“Pse nuk shitet nuk ka treg. Ku ta çoj më poshtë se 4 mijë lekë është turp. Le të jetë edhe 4 mijë lekë po të paktën le të na bëjnë një pikë grumbullimi”.
“Sot Europa është në krizë për vaj, në Itali ka vajit 7 euro litri, në Greqi 6 euro litri edhe këto pushtetarët tonë rrinë në kulltuq. Ne e mbajmë këtu vajin. Këtu fermeri më i paktë prodhon 2 ton vaj”.
Frida Krifca, thotë se fajin për mungesën e tregut e kanë fermerët që kanë mbjellë miliona pemë me ullinj.
Fermerët thonë se detyra e tyre është të sigurojnë vaji ulliri cilësor, ndërsa ministria e bujqësisë të sigurojë tregun që i çon ata drejt falimentimit. Vaji bio i ullirit në Shqipëri po shitet me lirë se një litër vaji misri industrial.
“Ne po kërkojmë treg shitje për vajin e ullirit”.
Top Channel