SHBA/ Drejtori i teatrit gjendet i vdekur pas akuzave për abuzime seksuale të shumëfishta (fotot)

27/12/2022 18:27

Drejtori i vjetër i një teatri për fëmijë në Kansas City është gjetur i vdekur një ditë pas Krishtlindjeve pas dorëheqjes nga akuza për abuzimeve të rënda seksuale gjatë karrierës.

63 vjeçari Jeff Church, 63, i cili kishte drejtuar për 30 vjet ‘Coterie Theatre’ u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të shtunën, shkruante rrjeti lokal vendas Kansas City Star .

Shkaku i vdekjes së abuzuesit nuk është publikuar ende.

Dy ditë më parë, prezantuesi i stacionit radio KKFI 90.1, Mark Manning akuzoi Church se e kishte sulmuar seksualisht në 1991 kur ai ishte 27 vjeç.

Deklarata e tij erdhi pas një tjetër dëshmie, e aktorit nga Florida, Deshawn Young, që jetonte më parë në Kansas City, i cili përshkruante sulmin seksual në një postim.

“Po shpërndaj këtë video dëshmi nga miku im Dashawn Young. Please, por kujdes se janë gjëra të vështira për t’u dëgjuar e për t’u parë”, shkruante Manning.

“Kjo më nxiti një kujtesë emocionale që nuk e prisja, aq shumë sa nuk bëja dot emisionin në radio”, shtonte ai duke iu referuar abuzimit.

Manning tregonte më tej sesi Church e kishte sulmuar në shtëpinë e këtij të fundit, gjatë një feste me produksionin e serisë “Dinosaurs.”

Manning shtonte më tej për gazetën se aktet e sëmura të drejtorit me të rinjtë vijonin prej 30 vitesh.

“Shumë njerëz ishin të rinj artistë që vinin në teatrin e tij dhe ai vendoste për rrogat apo punësimin në bazë të abuzimit seksual”, shton Manning.

Ai shtonte se pas dëshmisë, tre njerëz të tjerë e kontaktuan për të ndarë eksperienca të ngjashme.

Deri të premten rrjeti Kansas City Pitch  kishte publikuar akuza abuzimi nga Church prej më shumë se 12 vetësh.

KC Comeaux, aktor që kishte punuar me Church kur ishte 20 vjeç gjithashtu foli në rrjetin Facebook.

“Jeff Church më ka sulmuar seksualisht. Shumë nga ju në Kansas City nuk e kanë idenë e sjelljes së këtij burri, përveç zhurmave, por po ju them se është një predator abuzues”.

“Ai ka abuzuar e sulmuar shumë djem të rinj gjatë 30 viteve, përfshi dhe mua. Ky drejtor i teatrit të fëmijëve përdorte pozitën e tij si drejtor artistik për manipulim e shfrytëzim seksual”.

Teatri njoftonte të shtunën se kishte pranuar dorëheqjen e Church dhe se do të hetonte akuzat e shumta.

Manning quante “cështjen e ndyrë, një tragjedi për komunitetin.”

“Nuk dua që i gjithë teatri të shkatërrohet prej një personi dhe gjërave të tmerrshme që ai ka bërë me të rinj të ndryshëm, meshkuj e femra”, tha ai për gazetën.

FOTO GALERI
4/4
Jeff Church u gjet i vdekur në shtëpinë e tij të shtunën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA