Dy qytetarë kanë vendosur flamurin serb mbi barrikadën e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.

Kjo nënkupton se personat që vendosën barrikadat janë serbët lokalë të veriut.

Kamioni i mbushur me rërë ka sjellë probleme me qarkullimin e qytetarëve, ndërsa mund të kalohet nga njëra anë në tjetrën vetëm në këmbë.

Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda një qyteti në veri, që kur një grup serbësh lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Serbët lokalë prej 18 ditësh kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie me arrestimin e ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiç.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se Pantiç dyshohet për organizimin e sulmit të 6 dhjetorit ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Që kur janë ngritur barrikadat, në veri të Kosovës janë shënuar një numër i incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Top Channel