Manjati rus i mishit Pavel Antov bie për vdekje nga hoteli në Indi (fotot)

27/12/2022 17:45

Manjati rus i salsiçeve Pavel Antov është gjetur dje i vdekur në një hotel luksi në Indi, tre ditë pasi një mik i tij u gjet i vdekur në të njëjtin udhëtim biznesi.

Ata ishin duke vizituar rajonin lindor Odisha teksa biznesmeni milioner, që ishte gjithashtu politikan, kishte festuar ditëlindjen e tij më herët në hotel.

Antov ishte figure e njohur në qytezën Vladimir, në lindje të Moskës.

Më herët ai raportuar se kishte folur me kritika ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, sipas mesazheve në llogarinë e tij në WhatsApp, shkruanin sot mediat britanike.

Vdekja e milionerit është më e fundit e serisë së vdekjeve të pashpjeguara të biznesmenëve rusë që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Mediat ruse shkruanin se 65 vjeçari Antov kishte rënë nga dritarja e një hoteli të dielën në qytetin Rayagada. Ndërsa anëtari tjetër i grupit të tij prej katër personash në hotel, Vladimir Budanov, vdiq aty papritur të premten.

Kreu vendor i policë së Odisha, Vivekananda Sharma tha se Budanov ishte gjetur i vdekur pas një ataku kardiak. Konsulli rus në Kolkata, Alexei Idamkin, tha për agjencinë Tass se policia “nuk ka zbuluar elementë kriminalë në asnjë nga dy eventet tragjike”.

Guida turistike Jitendra Singh tha për gazetarët se Budanov mund të ketë “konsumuar shumë alkool pasi në dhomë kishte shumë shishe të zbrazura”.

Pavel Antov është themelues i grupit Vladimir Standard të përpunimit të mishit në 2019 dhe ka një pasuri të llogaritur nga revista Forbes $140 milionë.

Ai ka luajtur gjithmonë rol të rëndësishëm në qytetin e tij Vladimir, duke drejtuar politikat agrare e “ekologjike. Kreu i asemblesë ruse Vyacheslav Kartukhin tha se biznesmeni kishte vdekur “në rrethana tragjike”.

Një mesazh i publikuar i ardhur ne llogarine e Antov në WhatsApp, përshkruante sesi ‘familja ishin nxjerrë nga rrënojat’, sipas mediave, në lidhje me luftën në Ukrainë: “Është vështirë ta quash këtë diçka tjetër përveç terrorit”.

Por mesazhi më vonë ishte fshirë dhe Antov shkroi në rrjetet sociale për mbështetjen e tij për presidentin, duke e quajtur “patriot i vendit”.

Ai shtonte se mesazhi ne WhatsApp i kishte ardhur nga një ushtarak rus në Ukrainë për të cilin insistonte se e kishte kundërshtuar.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA