Foto ilustruese

Një 66-vjeçar është vënë në pranga, pasi gjatë konfliktit të çastit ka plagosur me thikë kamarierin e fast food-it.

Sipas policisë autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin që e ka plagosur 22-vjeçarin me iniciale L. M.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40 në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, aty ku autori me iniciale A. C. ka kryer veprimin.

I riu po merr mjekim në spitalin e Lushnjës, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të konfliktit.

Njoftimi policisë: 

Lushnjë

Goditi me thikë 22-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, vihet në pranga autori.

Rreth orës 12:40, në ambientet e një fast food-i, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi A. C., 66 vjeç, në gjendje të dehur, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin L. M., 22 vjeç, kamarier në këtë fast food.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar shtetasin A. C., në Komisariat.

Shtetasi L. M. po merr mjekim në spitalin e Lushnjës.

Po kryhen veprimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA