Në Portin e Vlorës 800 persona mbërritën mëngjesin e së martës me të dy tragetet e linjës me Italinë.

Prej kater ditësh në këtë port ka fluks për shkak të festave. Autoritet portuale thonë se rreth 3 mijë pasagjerë kanë mbërritur deri tani.

Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skëndaj, fluksi pritet të vijojë edhe në ditët e ardhshme referuar edhe prenotimeve.

“Të gjitha institucionet i kanë marrë masat për pritjen e pasagjerëve dhe nuk ka vonesa. Këtë vit ka më tepër lëvizje , në mbërritje, të paktën deri në këto momente”, tha ai.

Sipas Skëndaj numri është më i lartë, rreth dyfishi i të njëjtës periudhe të një viti më parë. Por shumë prej këtyre pasagjerëve janë emigrantë që thonë se kanë ardhur për të kaluar festat me të afërmit.

“Ka  ardhur për nënën dhe për gjyshin”, u shpreh një udhëtare.

Në Portin e Vlorës ka më shumë sportele këtë vit për të përballuar fluksin e shtuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA