Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit/ Ditët e fundit në vendin tonë hynë mbi 20 mijë persona

27/12/2022 11:30
Foto ilustruese

Porti i Durrësit është përballur me fluks të lartë udhëtarësh, ku mbi 20 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri, pesë ditët e fundit.

Mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare më të madhe në vend, me dy tragetet e linjës Bari-Durrës mbërritën në port 2 740 persona dhe 706 automjete.

Nga e enjtja deri të shtunën lëvizja e udhëtarëve është në rritje, ndaj kompanitë operojnë me një numër të shtuar lundrimesh, vajtje-ardhje brenda ditës.

Ky grafik lëvizjesh do të vijojë deri në mesin e muajit janar, por pas natës së ndërrimit të viteve fluksi do të ndryshojë kah. Ku një shifër të lartë do të mbajnë daljet nga Shqipëria.

Aktualisht, për të përballuar fluksin, policia kufitare po operon me kapacitet të plotë, duke vënë në funksion sportelet e saj për një përpunim të shpejtë të udhëtarëve dhe mjeteve në hyrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA