Komuniteti kurd në Paris u mblodh sot sërish për t’i bërë homazh viktimave të sulmit të dy ditëve më parë, dhe për të cilësuar sipas tyre, natyrën e tij politike, përtej pretendimeve të ‘racizmit’.
Agit Polat, zëdhënës i Këshillit Demokratik Kurd në Francë tha sot se sulmi kishte elemente të qarta të shërbimeve turke të inteligjencës.
“Vrasësi kishte rreth gjashtëdhjetë plumba me vete. Një person që kërkon të kryejë një sulm racist nuk del me gjashtëdhjetë plumba në katër karikatorë me vete”.
“Prandaj ne besojmë se ka elemente konkrete të përfshirjes së shërbimeve turke të inteligjencës dhe për ne motivimi është i qartë. Ata po organizojnë këto vrasje nga burgjet”.
Edhe demonstruesi Shain Polat, theksoi faktin se sulmuesi sapo kishte dalë nga burgu dhe duhet ë ishte në monitorim nga autoritetet.
“Ai ishte një shkelës me precedentë dhe rrjedhimisht duhet të ishte nën mbikqyrje nga autoritetet franceze. Ku i gjeti ai gjithë ato municione. Përse duhet të ndiqte kurdët?”
“Sepse kurdët po luftojnë terrorizmin e Erdogan, ja pse ata po shënjestrohen, ne nuk mund të besojmë se ky ishte një akt i izoluar”, tha demonstruesi.
Një sulmues me precendetë për urrejtje racore, vrau të shtunën me armë zjarri tre persona në një qendër kulturore kurde, dhe plagosi tre të tjerë në qendër të Parisit.
Top Channel