Moti i acartë në SHBA, ka sjellë pasoja edhe për vendet që zakonisht në këtë periudhë kanë temperatura më larta.
Në Florida-n e Jugut ditëve të fundit, me ashpërsimin e stuhisë është vënë re se iguanat kanë ngrirë dhe kanë rënë nga pemët.
Kjo është një pamje e rrallë , prandaj autoritet kanë paralajmëruar qytetarët që të mos i ngacmojnë ato, pasi me kalimin e kohës kur temperaturat të ngrihen iguanat që për momentin qëndrojnë si të paralizuara , do të fillojnë të lëvizin sërish.
William Kern, një profesor dhe ekspert zvarranikësh në Universitetin e Floridës shpjegon se duke qenë se “Iguanat janë gjakftohtë, kur nuk marrin ngrohtësi diellore, bëhen të paafta për të lëvizur”
Kështu ato humbasin kontrollin dhe bien nga pemët , të cilat shërbejnë si shtëpitë e tyre.
Top Channel