Orteku Austri/ 10 skiatorët e humbur gjenden mrekullisht gjallë, 4 prej tyre të plagosur (fotot)

26/12/2022 16:06

Të paktën 10 njerëz të humbur, dje konsideroheshin të përfshirë nga dëbora pas ortekut vrasës të dielën në pistat Zuers/ Lech am Arlberg në Austri.

Autoritetet thanë sot se kanë gjetur gjallë 10 persona të përfshirë nga orteku në pistën e skive në perëndim të Austrisë.

Në orët e para të mëngjesit policia tha se kishte kontaktuar me të humburit raportonte rrjeti Austria Press Agency, duke shtuar se katër prej tyre ishin të plagosur, nje prej tyre në gjendje të rëndë në spitalin e Innsbruck.

“Mund të llogaritet tashmë se nuk ka më të humbur, por gjithsesi kërkimet do të vijojnë deri në qartësimet finale”, njoftonin autoritetet.

Orteku ndodhi në lartësinë 2,700-metra në faqen e malit e Trittkopf pasditen e të dielës. Mediat vendase raportonin se disa helikopterë u dërguan në vend pak pas dhënies së alarmit.

Rreth 200 njerez u përfshinë në kërkime, të cilat vijuan edhe gjatë natës me fenerë në helmeta, sipas rrjetit vendas Austrian Press Agency.

Lech/Zuers reklamon veten si “një nga rezortet e skive më të mira në botë” pjesë e komplekseve alpine në perëndim të Austrisë.

FOTO GALERI
1/5
Autoritetet thanë sot se kanë gjetur gjallë 10 persona të përfshirë nga orteku në pistën e skive në perëndim të Austrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA