59 persona kanë humbur jetën nga stuhia e acartë që vazhdon të godasë SHBA-në dhe Kanadanë.
I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia, dëbora e ftohtë dhe temperaturat ekstremisht të ulëta.
Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se gjatë fundjavës shumë nga ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve të shtetit ishin vetë të ngecur në dëborë.
Situata e vështirë la shumë banesa pa energji elektrike, njëkohësisht pati mijëra fluturime të anuluara dhe vonuara. Ende 55 milionë amerikanë mbetën nën alarm për të ftohtin e erës.
Në Kanada, të paktën 140,000 shtëpi janë pa energji elektrike, shumica e tyre në provincat e Ontarios dhe Quebec.
Gjatë pasdites së Krishtlindjes, tetë persona u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Sky News shkruan se agjencia meteorologjike e Kanadasë tha se temperaturat do të mbeten të ulëta në shumë pjesë të vendit këtë javë.
Top Channel