Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Jugut thonë se Koreja e Veriut ka ngritur në fluturim disa dronë të cilët kanë kaluar përtej kufirit të tyre të përbashkët.
“’Mjetet ajrore pa pilot’ shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut në zonat kufitare rreth provincës Gyeonggi”, thanë shefat e shtabit të vendit.
Sipas raportimeve, një nga dronët fluturoi deri në kryeqytetin Seul.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se kishte gjuajtur të shtëna paralajmëruese përpara se të dërgonte avionë dhe helikopterë për t’i rrëzuar.
Një nga avionët luftarakë, një avion sulmues KA-1, u rrëzua më vonë, ndërsa dy pilotët shpëtuan.
Avioni ra në tokë në lindje të Seulit, menjëherë pas ngritjes nga një bazë ajrore në qytetin e afërt Wonju, sipas forcave ajrore, të cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap.
Koreja e Jugut gjithashtu pezulloi avionët që ngriheshin dhe uleshin në aeroportet e saj Incheon dhe Gimpo për rreth një orë.
Hera e fundit që një dron i Koresë së Veriut kaloi kufirin ishte pesë vjet më parë në qershor 2017.
Top Channel