Dy plazhistë të mbytur në Krishtlindjet verore në Australi, dhjetra të shpëtuar nga rojet bregdetare (fotot)

26/12/2022 16:35

Qeveria nxiste në fundjavë australianët të qëndronin të sigurtë gjatë banjove apo daljeve me ‘surf’, pas dy humbjeve të jetës mes lundruesve të valëve dhe dhjetra operacioneve të shpëtimit që janë raportuar nga vëzhguesit bregdetarë.

Dy notarë u mbytën ditën e Krishtlindjes – një 36-vjeçar në Sydney dhe një 19-vjeçar në Lorne in Victoria – ndërsa policia në perëndim të Australisë thënë se janë në kërkim të një plazhisti 30-vjeçar në liqenin Black Diamond i cili nuk u kthye nga banja e tij.

Zyrtarët thanë se nuk dëshironin një përsëritje të fundvitit të kaluar festiv kur më shumë se 100 njerëz u mbytën gjatë banjës, kur sipas tyre u shënua vera më fatale e 20 viteve të fundit.

Zëdhënësi RJ Houston tha se java mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ishin periudha më e rrezikshme prej valës së të nxehtit dhe konsumit të alkoolit.

Zyrtarët thanë se nga 11 vdekje në plazhe këtë vit, 10 ishin meshkuj të rinj dhe në më shumë se gjysmën e rasteve alkooli i konsumuar kishte luajtur një rol.

“Fëmijët duhet të kenë mësuar në shkollën fillore të notojnë përgjatë një pishine prej 50 metra dhe ne e dimë se 40% e tyre nuk mund ta bëjnë,” tha Houston.

Në disa zona të vendit rojet bregdetare kanë shumë më tepër punë sesa të tjerët teksa në shtetin e Victoria ata kishin performuar 102 shpëtime në plazhe këtë muaj.

Ata këshillonin qytetarët të merrnin masat e duhura paraprake dhe të mbanin fëmijët nën mbikqyrje të vazhdueshme.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA