Më shumë se dhjetë milionë italianë , ose rreth 18% e popullsisë, kanë kërkuar hua nga një mijë deri në tre mijë euro për të përfunduar blerjet e tyre për krishtlindjen dhe vitin e ri .
Një sondazh i kryer nga universiteti i Milanos vuri re se nga fillimi i nëntorit deri në mes të dhjetorit kërkesat për kredi u rritën.
Kur u pyetën për qëllimin e parave të kërkuara, 38% e huamarrësve thanë se do t’i përdornin kryesisht për të bërë blerje gjatë të Premtes së Zezë dhe Krishtlindjeve, përfshirë dhurata për të afërmit, blerjet e ushqimit për fundvit.
Ndërsa 27% donin të planifikonin një udhëtim, e 15% të tjerë për të mbuluar shpenzime të papritura.
Ekonomistët thonë se kapaciteti mesatar i kursimit mbi të ardhurat në Itali po bie si rezultat i krizës ekonomike, duke shkuar nga 10.19% në 2020 në 7.49% në 2021, krahasuar me një mesatare të BE-së prej 10,6% në 2021.
Dhe për vitin 2022 situata mund të mos jetë më e mirë. Një situatë e cila, megjithatë, në vend që të inkurajojë njerëzit për të ulur shpenzimet, në shumë raste i nxit ata të marrin kredi.
Top Channel