Autoritetet e BE presin rritje të numrit të refugjatëve në Bashkimin Europian, pa llogaritur këtu njerëzit që janë larguar nga lufta në Ukrainë.

“Është shumë e qartë, që në një kohë të afërt shifrat e kërkesave për azil do të rriten”, ka bërë prognozën drejtoresha e Zyrës së BE për Azilin, EUAA, Nina Gregori. Mungesa e stabilitetit dhe kërcënimi i sigurisë njerëzore janë tipare të botës së sotme. “Për fat të keq nuk janë provizore”, ka thënë Gregori për grupin mediatik gjerman, Funke Mediengruppe. Zhvillimet gjeopolitike në vitet 2021 dhe 2022 kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në nevojën për mbrojtje dhe kanë çuar në fluks drejt BE.

Nga janari deri në tetor të këtij viti në BE janë regjistruar 790.000 kërkesa për azil, ka raportuar Gregori. Kjo shënon një rritje me 54% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil vijnë nga Siria, Afganistani Italia ashpërson politikën ndaj refugjatëvedhe Turqia.

Tek shifrat e reja nuk janë regjistruar refugjatët e luftës nga Ukraina. Ata kanë mundësi, pa ndonjë procedurë të komplikuar azili që të marrin mbrojtje të përkohshme në BE. Sipas Gregori janë regjistruar 4,7 milionë ukrainas. Aktivizimi i rregullores për mbrojtje të përkohshme pengoi kolapsin e sistemeve të azilit të vendeve anëtare, sipas drejtoreshës së EUAA. Regjistrimet në shifra milionëshe do të kishin “rritur shumë presionin” në sistemet e azilit të BE.

Gregori ka kërkuar progres në reformën e azilit dhe migracionit në BE. Ajo ka përshëndetur një deklaratë në nivel të BE, që para zgjedhjeve të vitit 2024 të gjenden zgjidhje strukturore. “Ecja përpara me këto tema do të jetë me shumë rëndësi.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA