Akulli mbulon rrugë e dritare në shtetin e New York, teksa stuhia vrasëse vijon (fotot)

26/12/2022 21:12

Pamjet e sotme nga shteti i New York ne verilindje te SHBA, tregonin ndërtesa e rrugë të veshura nga akulli teksa autoritetet vendase thonin se stuhia kolosale dimërore ende nuk ka mbaruar.

Guvernatorja Kati Hoshul, tha se përballja me stuhinë ishte një ‘luftë më vete’.

“Kemi kaluar shumë së bashku ashtu si dhe kjo stuhi epokale ka pwrfshire zonen. Jemi këtu për të folur për bashkëpunim në kalimin e krizës”.

“Me sa shikojmë qiejt për momentin, e dimë se stuhia do të rikthehet. Presim edhe 30 cm të tjera dëborë në qytezat jugore, pak më në jug nga këtu. Natën që shkoi kishim rreth 1 m dëborë”, tha guvernatorja.

Kryebashkiaku i qytetit të Buffalo, Bajron Broën, paralajmëronte qytetarët të qëndronin të mbyllur brenda:

“Dua të bëj të qartë se njerëzit duhet të qëndrojnë larg rrugëve, nëse dilni do të mbeteni aty. Shumë rrugë në Buffalo janë ende të pakalueshme. Kemi dërguar borëpastrueset por kushtet për drejtim automjeti janë të vështira. Ndalimi i përdorimit të automjeteve është në fuqi. Mos merrni makinën në qytetin e Buffalo”, tha ai.

Imazhet nga qyteza e Hamburg tregonin sot rrugë e ndërtesa të mbuluara nga dëbora e rëndë teksa stuhia e rëndë dimërore ka përfshirë të gjithë zonën lindore të SHBA, duke bllokuar njerëzit në lëvizjet e fundvitit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA