3 nënstacione të sulmuara në Washington lënë 15 000 njerëz pa energji në perëndim të SHBA (fotot)

26/12/2022 17:03

Rreth 15,000 njerëz në shtetin e Washington, në perëndimin e largët të SHBA u zgjuan sot pa energji elektrike pas sulmeve të vandalëve apo sabotatorëve, ndërkohë anen tjetër e vendit, ajo lindore, është përfshirë nga një stuhi shkatërimtare dëbore që ka lënë më shumë se 50 të vdekur.

Sulmet ndaj 2 nënstacioneve kishin nisur natën e sotme, kur ndaj tyre u shkaktuan dëmtime dhe energjia u ndërpre. Autoritetet nuk treguan mënyrën e sabotimit të impjanteve.

Kompania tha se pas 3-4 orësh energjia ishte rivendosur në rrjet ne nje prej tyre.

Ndërsa puna për riparimin e nënstacionit të dytë kishte zgjatur deri mesditën e sotme.

Në të dyja rastet sulmuesit kishin hyrë brenda hapësirës së rrethuar me gardh dhe kishin dëmtuar pajisjet duke nxjerrë përkohësisht jashtë shërbimi nënstacionet elektrike.

Në fillim të këtij muaji kompanitë kishin kërkuar disa ditë punë për riparimin e një nënstacioni që ishte dëmtuar me të shtëna armësh, çka shkaktoi ndërprerje të gjerë energjie në Karolinën e Veriut.

Policia tha se po heton ngjarjet që janë shtuar frikshëm muajt e fundit.

FOTO GALERI
1/3
Sulmet ndaj nënstacioneve kishin nisur natën e sotme, kur ndaj tyre u shkaktuan dëmtime dhe energjia u ndërpre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA