Pezullohet projekti i turbinave të erës në ujërat e New York pas fitores së Trump në zgjedhje (fotot)
27/11 21:47
Të dhjetë anëtarët e një grupi skiatorësh të kapur nga një ortek pranë vendpushimit të Lech-Zuers në Austrinë perëndimore të dielën janë shpëtuar, thotë policia.
Helikopterët, prozhektorët dhe qentë e posaçëm u përdorën në operacion për gjetjen e personave të zhdukur pas frikës fillestare se mund të kishin mbetur të vdekur, shkruan BBC.
“Sipas informacioneve tona të deritanishme, mund të supozohet se nuk ka më njerëz të zhdukur”, tha më vonë policia.
Nuk u dhanë detaje për kombësitë e skiatorëve.
Orteku ndodhi rreth orës 15:00 me orën lokale në një lartësi prej 2,700 m.
Top Channel