Ndalohet përkohësisht ndërtimi i sallës së ballos në Shtëpinë e Bardhë, Gjykata federale në SHBA i kundërvihet Trump: Nuk ke zbatuar ligjin 31/03 23:00
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në provincat jugore, njoftuan sot autoritetet filipinase.
Fotot në mediat sociale treguan se shpëtimtarët po ndihmonin banorët të dilnin nga uji i thellë në gjoks pas dy ditësh reshjesh të dendura në Filipinet qendrore dhe jugore.
Agjencia Kombëtare e Situatave Emergjente përmes një komunikate ka thënë se janë tetë viktima, pesë prej të cilëve kanë vdekur si pasojë e mbytjes, ndërsa 19 rezultojnë të zhdukur.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes Sociale, në qendrat e evakuimit ndodhen gati 46 mijë persona.
Top Channel