Pink Floyd mbledh mbi 500 mijë euro me një këngë për Ukrainën

25/12/2022 12:56

Grupi britanik i rokut, Pink Floyd bën të ditur se me këngën “Hey Hey Rise Up”, ka mbledhur mbi 450 mijë paund apo rreth 508 mijë euro për Ukrainën.

Kjo këngë që doli në muajin prill, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, synonte mbështetjen për popullin ukrainas. Përmes një deklarate, grupi thekson:

“Pink Floyd dëshiron të falënderojë të gjithë ata që mbështetën “Hey Hey Rise Up”. E regjistruar më 30 mars me Andriy Khlyvnyuk-un e grupit ukrainas Boombox, deri më tani kënga ka mbledhur mbi 450 mijë paund, për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e vuajtjeve të popullit ukrainas. Shumës së grumbulluar, anëtarët e Pink Floyd, David Gilmour dhe Nick Mason i shtuan 50 mijë paund, për të arritur në 500 mijë paund ose afro 564 mijë euro që do të jepen për bamirësi.”

“Hey Hey Rise Up” është e para këngë origjinale e papublikuar në 28 vjet që nga koha e The Division Bell, e vitit 1994. Aty dëgjohet zëri i muzikantit ukrainas Andriy Khlyvnyuk, marrë nga një video e tij që e tregon duke kënduar në sheshin Sofiyskaya në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe që u bë virale në mediat sociale.

“Oh, The Red Viburnum In The Meadow” është një këngë proteste ukrainase folk, e shkruar gjatë Luftës së Parë Botërore dhe që u përhap duke u bërë e njohur në mbarë botën, në vazhdën e protestave për të kundërshtuar agresionin rus të Ukrainës, i cili tashmë vijon prej mëse 10 muajsh.

Titulli i këngës së grupit Pink Floyd, lidhet me fjalinë e fundit të këngës, e që përkthehet si “Hej, Hej, ngrihu dhe gëzohu!”. Në një tjetër zhvillim, në muajin tetor, ish-anëtari i Pink Floyd, Roger Waters u detyrua të anulonte turin e lamtumirës i planifikuar për në prill 2023 në Poloni. Kjo pasi kritikoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me luftën. Madje, për deklaratat e bëra u shpall person “non grata”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA