Në total gati 250 milionë amerikanë janë prekur nga stuhia dhe të paktën 19 persona kanë humbur jetën. Ndërsa mijëra fluturime janë anuluar gjatë periudhës festive.
Ndërkohë në rajonin verilindor të Amerikës, ka pasur përmbytje masive duke rrëzuar linjat e energjisë elektrike. Në Njy jork autoritetet shpallën gjendjne e jashtëzakonshme.
Edhe shtetet zakonisht më të buta jugore të Floridës dhe Gjeorgjisë po përjetojnë paralajmërime për mot të acartë.
Stuhia ka shkaktuar edhe shumë aksidente trafiku, duke përfshirë një përplase të 50 makinave në Ohio ku humbën jetën 4 shoferë.
Autoritet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi temperaturat janë aq të ulëta sa mund të shkaktojnë ngrirjen e lëkurës në pak se 5 minuta.
Top Channel