Kryeministri ukrainas Denis Shmykhal tha sot se mbështetja për sektorin energjetik të Ukrainës nga partnerët arrin në rreth 1.5 miliardë dollarë.
Ai shtoi se 200 kamionë me pajisje për riparimin e infrastrukturës së dëmtuar tashmë kanë mbërritur në Ukrainë, raportoi Kiev Independent.
Shmykhal theksoi se Kievi mori 30 miliardë dollarë ndihmë nga aleatët dhe se vetëm vendet e G7 do të ndihmojnë me 32 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.
Më herët gjatë ditës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se vetëm Britania e Madhe i kishte dhënë Ukrainës 900 gjeneratorë për ta ndihmuar atë të kalonte sezonin e ngrohjes.
Më 9 dhjetor, Franca dërgoi 100 gjeneratorë. Sipas të dhënave nga Shkolla Ekonomike e Kievit, Rusia i ka shkaktuar dëme infrastrukturës energjetike të Ukrainës në vlerën 6.8 miliardë dollarë.
Top Channel