Papa Françesku uroi të gjithë besimtarët në meshën e Krishtlindjeve, ndërsa 7000 persona u mblodhën në Shën Pjetër.
“Çfarë thotë kjo natë për jetën tonë? Dy mijëvjeçarë pas lindjes së Jezusit, pas shumë Krishtlindjeve të festuara mes dekorimeve dhe dhuratave, pas kaq shumë konsumerizmit që ka mbyllur misterin që festojmë, ekziston rreziku: ne dimë kaq shumë gjërat për Krishtlindjet, por ne harrojmë kuptimin e saj”, tha Papa.
Mesazh i Papës më pas iu drejtua fëmijëve, të cilët “janë gëlltitur nga luftërat”.
Pastaj Papa Françesku shtoi se njerëzimi i pangopur për para nuk u lë vend të varfërve.
“Krishtlindjet nuk festohen pa të varfërit. Por njerëzimi, i pangopur për para, pushtet dhe kënaqësi, nuk u lë vend të varfërve”, tha ai.
Papa mbërriti në Shën Pjetrin në një karrige me rrota për shkak të problemeve të gjurit.
Top Channel