Me afrimin e festave të fundvitit, të gjithë po nxitojnë që të zgjedhin gjelin më të mirë të detit, që është edhe simbol i tryezës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Agjencia e lajmeve AFP ishte në Papër në të Elbasanit, për të parë nga afër se çfarë ndodh në një treg të tillë në prag të festave. Nga vëzhgimi vihet re se imagjinata e fermerëve shkon përtej festave, Mes tufës sheh edhe një gjel me emrin Messi dhe Mppabe por që asnjëri nuk është për shitje.
“Ata janë dy gjelat tanë më të mirë të vitit dhe djali im i vuri emrin e Messit dhe Mbappes, dy kampionëve të mëdhenj të futbollit. Dhe unë i premtova djalit tim t’i mbaj, jo t’i sakrifikoj. Unë do ta mbaj premtimin”, shprehet Blerina Subashi.
“Gjeli është mbreti i tryezës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ai simbolizon sakrificën, begatinë, pjellorinë, gëzimin dhe fatin për të gjithë anëtarët e familjes.” Shqiptarët preferojnë të blejnë gjela të gjallë sepse duan të jenë të siguruar se janë rritur mirë, një garanci që mishi do të ketë shije të mirë, të freskët”, thotë Elton Kikia.
“Preferohen gjelat meshkuj sepse janë më të mëdhenj dhe kanë më shumë mish. Pulat janë më të lehta por mishi i tyre është më i shijshëm”, shprehet Lindita Duka.
AFP shkruan se në vende të Shqipërisë ekziston një traditë pagane e prerjes së kokave të këtyre zogjve në shtëpi dhe spërkatjes së disa pikave të gjakut në derë, për të mbrojtur familjen nga syri i keq dhe për të sjellë fat të mirë.
Top Channel