Durrës/ U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, arrestohen dy persona

24/12/2022 12:31

Dy persona janë kapur në flagrancë teksa po vidhnin në një servis automjetesh në Durrës.

Gjithashtu u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore edhe 3 vjedhje të tjera të kryera në bashkëpunim nga këta dy persona, E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, gjatë 2 muajve të fundit. Vjedhjet janë kryer në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022.

U  sekuestrohen disa celularë, të dyshuar të vjedhur.

Policia po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga dy të arrestuarit, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Durrës/U kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh, vihen në pranga 2 shtetas dhe u sekuestrohen disa celularë, të dyshuar të vjedhur. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhjet në 3 banesa të ndryshme, të kryera po nga këta bashkëpunëtorë, gjatë 2 muajve të fundit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit: -E. Sh., 33 vjeç dhe S. R., 40 vjeç, të dy banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur në një servis automjetesh. Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan me prova ligjore, 3 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në banesa të ndryshme, në fshatrat Arapaj dhe Shkallnur, si dhe në lagjen nr. 15, Durrës, gjatë periudhës nëntor-dhjetor, 2022. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftimi i policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA