Al Qaeda publikoi një video që pretendon se është transmetuar nga lideri al-Zawahirim, i cili besohej i vdekur

24/12/2022 17:28

Al Kaeda ka publikuar një regjistrim 35-minutësh që grupi pretendon se ishte transmetuar nga lideri i saj Ayman al-Zawahiri, i cili besohej se kishte vdekur në një sulm amerikane në gusht 2022, tha grupi i inteligjencës SITE.

Regjistrimi ishte pa datë dhe orë dhe transkripti nuk tregonte saktësisht kohën se kur ishte realizuar.

Ai mbeti i vrarë në një sulm të forcave amerikane në Afganistan, goditja më e madhe për grupin militant që kur themeluesi i tij, Osama bin Laden u vra në vitin 2011.

Zawahiri ishte fshehur për vite me radhë, dhe procesi i gjetjes dhe vrasjes së tij ishte rezultat i punës ‘të kujdesshme, të durueshme dhe këmbëngulëse’ nga komuniteti i antiterrorizmit dhe inteligjencës, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

Në korrik të këtij viti, presidenti Joe Biden njoftoi se një sulm me dron i CIA-s vrau Zawahirin, i cili kishte qenë organizatori i sulmeve të shumta gjatë dy dekadave të fundit, duke lënë të vdekur mijëra amerikanë.    

Në fjalimin e tij, Biden përmendi në mënyrë të përsëritur sulmet terroriste të 11 shtatorit, të cilat Zawahiri ndihmoi në planifikimin, dhe tha se vrasja e objektivit kryesor terrorist në botë tregoi vendosmërinë e SHBA-së për të ndjekur liderët terroristë, pavarësisht se ku fshihen dhe sa kohë duhet. 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA