Vlorë, gjendet një trup i pajetë në kanalin e ujërave të zeza
24/12/2022 12:10
Një kufomë është gjetur në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit” në Zvërnec, Vlorë.
Ende nuk është identifikuar viktima.
Trupi i pajetë i një personit i dyshuar endacak, rreth moshës 70 vjeç është dërguar në morg.
Po ashtu nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë.
“Vlorë/Informacion paraprak. Sot, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në ujë, një shtetas rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e viktimës” , sipas njoftimit të policisë.
Top Channel