Sali Berisha në dy seancat e fundit të parlamentit ia përmendi vetëm njëherë shkarazi emrin e Arben Ahmetajt, duke e përqendruar sulmin për inceneratorët tek Edi Rama.
Por paraditen e të premtes Sali Berisha për herë të parë ngriti shqetësimin se SPAK po kryen hetime selektive duke mos hetuar Arben Ahmetajn për hotelet e paguara nga njeriu inceneratorëve Klodian Zoto.
“Skap është i implikuar në mënyrë direkte në këtë aferë dhe kjo provohet me mbajtjen të fshehur të faturave të njërit prej bosëve me qendror të aferës së inceneratorëve, faturat e Arben Ahmetaj, i cili Klodian Zoton për të cilin thotë se nuk e njoh, pavarësisht se ishte në makinë me të kur u përmbys makina dhe pretendon se truama në makinë ja humbi memorien dhe tani nuk i vjen më në memorie si i njohur Klodian Zoto”, tha Sali Berisha.
Zoti Berisha foli edhe për lidhjet e mëhershme të Arben Ahmetajt me Klodian Zoton.
“Klodian Zoton ai e ka pasur menaxher të Hermes, Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milionë eurosh. Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria. E kuptoni ju këtë tani. Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto, se të tilla janë veprimet e tyre. Të gjitha këto faktojnë se skap është droguar me paratë e djegësve vetë, ç’ka e bën të pashpresë përfundimisht procesin, një proces hetimi transparent”, shtoi më tej Berisha.
Sali Berisha u angazhua se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë pas triumfit të PD.
Top Channel