Venezuela dislokon ushtrinë për të ndaluar kërkimet ilegale minerare në Amazonë (fotot)

23/12/2022 18:49

Ushtria Bolivariane e Venezuelës tha sot se ka dislokuar grupe të operacioneve speciale kundër minierave ilegale në ekosistemet e xhunglës së Amazonës, në kufi në Brazilin e Kolumbinë.

Zyrtarët thanë se në ndjekje të kërkuesve ilegalë të floririt e mineraleve te tjera, janë vënë rreth 600 ushtarë të mbështetur nga artileri e lehtë, avionë e helikopterë zbulimi.

Gjenerali Hector Aguado, tha se misionet e operacionit “Mburoja Bolivariane 2022” kanë nisur prej disa ditësh.

“Forcat e armatosura kanë angazhuar shumë njerëz në formën e njësive të vogla të veprimit në të gjithë territorin”, tha ai gjate inspektimit me helikopter te zonave pyjore.

Ndërsa kryebashkiaku vendor Yamilet Mirabal, tha se masa e ashpër do të ndalojë kërkimet ilegale minerare në rajon, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

“Operacionet ilegale minerare ndotin lumenjtë tanë me mërkur dhe sjellin sëmundje të reja ne zone. Ne po punojmë bashkë me ushtrinë për të garantuar të drjetat e njeriut dhe sovranitetin e territorit, në prezencë të institucioneve shtetërore”.

FOTO GALERI
2/8
600 ushtarë të mbështetur nga artileri e lehtë, avionë e helikopterë zbulimi janë ne dispozicion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA