U aksidentua për vdekje në Papër dhe u la në rrugë, policia kërkon ndihmë për identifikimin e viktimës

23/12/2022 13:57
Foto Ilustruese

Viktima e aksidentit të ndodhur një ditë më parë në fshatin Papër në aksin Elbasan-Peqin, ende nuk është identifikuar.

Policia e Elbasanit kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin, duke vënë në dispozicion të gjitha të dhënat e tij.

“Në momentin që është gjetur në rrugë, viktima e aksidentit, rreth 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e këtij shtetasi, qytetarët mund të telefonojnë në numrin e telefonit 0694110219 ose të paraqiten në Komisariatin e Policisë Elbasan”- thotë policia.

Ndërkohë, po vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, i iku nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA