Një 57-vjeçar i cili preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, është arrestuar nga policia. 

Në pranga ra D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i cili ka i ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.

Policia thotë se në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Shkatërrim prone me dashje”, “Vetëgjyqësi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA