Greva e sotme e punonjësve të kontrolleve kufitare dhe të pasaportave nëpër shumicën e aeroporteve me të mëdha të Britanisë përbëjnë një lajm të keq për shumicën e udhëtarëve që largohen apo do vijnë në Britani gjatë festave të fundvitit.

Ndërkohë historikisht edhe pa greva, kjo periudhë ka qenë një dritare mundësie për kalimet ilegale të atyre që kërkojnë të hyjnë dhe kërkojnë azil në Britani.

Një mijë punonjësit e forcave të kufirit, kërkojnë rritjen e pagave dhe aeroportet e Hithrout, Getuik, Birmingamit, Kardifit, Mancesterit, Glazgout do preken nga kjo greve.

Greva e filluar sot do zgjasë deri ditën e hënë për tu pasuar nga një tjetër rreth datës 28 dhjetorë deri në ditët e para të vitit të ardhshëm.

Më shumë se 10 mijë fluturime të planifikuar për tu ateruar në këto aeroporte gjatë këtyre ditëve dhe më shumë se 250 mijë pasagjerë që pritet të mbërrijnë këtë të premte janë paralajmëruar për vonesat e mundshme.

Kjo është një periudhë që shumë shqiptarë udhëtojnë drejt atdheut ashtu si edhe shumë të tjerë vijnë pranë të afërmve të tyre që jetojnë në për qytetet e ndryshme në mbarë Britaninë dhe gjasat janë që të ketë çrregullim edhe vonesa.

Jo vetëm punonjësit e forcave të kufirit, por edhe ato të transportit, shëndetësisë dhe shumë sektoreve të tjerë të ekonomisë britanike, janë duke  zhvilluar greva të ndryshme gjatë këtij dimri të një pakënaqësie të madhe për gjendjen e tyre ekonomike dhe rritje pagash, ku qeveria është nën një presion të jashtëzakonshme nga të gjitha frontet për të zbutur pasojat e inflacionit dhe krizës së kostos së jetesës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA