Britania, më shumë azil se Franca/ Në një vit janë miratuar 72% e kërkesave

23/12/2022 12:45

Britania jep tre herë më shumë se Franca azil, dhe sipas një studimi, përqindja e kërkesave të miratuara nga Britania në vitet e fundit është rritur, ndërkohë që nga Franca ky numër është pakësuar. 

Vetëm vitin e kaluar 72 përqind e kërkesave në fazën fillestar të vendim-marrjes janë miratuar vitin e kaluar nga Britania e krahasuar me 34 përqind në 2016, sipas raportit të Migration Watch UK.

Në France shifra nga 32 për qind ra në 25 përqind gjatë të jetës periudhe kohore. Siç shkruan Daily Mail,  një dokument i brendshëm i Home Office që përmendet në raport pranohet se ndryshimet në prioritarizimin e kërkesave për azil kanë rritur shkallen e dhënies se azilit, duke e çuar mesataren e Britanisë mbi mesataren e dhënies së azilit në vendet e BE-së.

Sipas dokumentave të Migration Watch shifrat sugjerojnë se shqiptarët përzgjedhin të udhëtojnë me gomone drejt Britanisë pasi më parë u është refuzuar kërkesa në Francë.

Kohët e fundit në media është shkruar se autoritetet e emigracionit, edhe pse këto të fundit e kanë mohuar, se ato do u japin në masë azilin për shumicën e afganeve dhe sirianëve për të pakësuar stivën e dosjeve të pashqyrtuara ndër vite, ndërkohe që Shqipërinë do e vendosin në listën e vendeve të sigurta nga sot e tutje, edhe pse vetë po autoritetet britanike të emigracionit u kanë dhënë azil një pjesë të madhe të shqiptarëve deri përpara krizës së gomoneve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA